Rritja “rekord” e çmimit të naftës dhe benzinës në vend, aktivizohet sërish Bordi i Transparencës

Qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, një vendim që, sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishte diskutuar më herët.
“Morëm një vendim që e kishim diskutuar për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve”, u shpreh Ibrahimaj.
Ajo tha se qëllimi kryesor i ngritjes së Bordit lidhet me përdorimin e reduktimit të akcizës.
“Qëllimi i vendimit për ngritjen e Bordit është më së shumti për përdorimin e reduktimit të akcizës”, deklaroi Delina Ibrahimaj.
“Përshëndetje, sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Ministrave, ku, ndër të tjera, sot morëm një vendim, të cilin, në fakt, e kemi diskutuar prej disa kohësh, për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.
Në fakt, edhe në konferencën për shtyp të javës së kaluar, diskutuam dhe u pyetëm mbi ngritjen e Bordit. Qëndrimi ynë deri pak më parë ishte i pavendosur për ngritjen e tij. Por, duke qenë se çmimi prej më shumë se dy javësh qëndron në nivelin 222 lekë për litër dhe duke qenë se ne kemi marrë një vendim paraprakisht, nëpërmjet një akti normativ, ku sa herë që çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm për reduktimin e akcizës, me qëllim që çmimi i karburanteve të reduktohet.
I vetmi mekanizëm ishte ringritja e Bordit të Transparencës. Ndaj, sot morëm vendimin për ringritjen e këtij Bordi dhe do të fillojmë të monitorojmë çmimet e karburanteve në mënyrë të vazhdueshme, në zbatim të legjislacionit përkatës për marzhet e çmimeve.”, tha ministrja.
Kujtojmë se prej disa ditësh nafta shitet me çmimin 229 lekë për litër. Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, e cila po u kushton xhepit të qytetarëve 219 lekë për litër.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128