Sulmohet me thikë mjeku kirurg që mjekoi Dumanin, si nisi sherri brenda Spitalit Memorial

16 September 2026, 12:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Juljan Malaj, mjeku që mjekoi Dumanin është sulmuar me thike nga një punonjës i Spitalit Memorial.

Nuk dihet gjendja e mjekut por burime të sigurta thanë se mjeku kirurg u sulmua me thikë nga një punonjës i spitalit.

Sherri nisi brenda mjediseve te spitalit ku punonjësi me detyrë kaldaist, është përfshirë në një konflikt fizik duke u qëlluar me grushte me mjekun Malaj.

Më pas kirurgu ka dalë nga spitali por punonjësi e ka ndjekur me një thikë në dorë dhe e ka sulmuar. Pas këtij momenti policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka dhënë një komunikim zyrtar për ngjarjen.

Malaj është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Po ndodh...

ide