Kosova në lot/ Haga dënoi krerët e UÇK, reagon Serbia

16 September 2026, 14:27 / KOSOVA ALFA PRESS
Kosova në lot/ Haga dënoi krerët e UÇK, reagon Serbia

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi përbën. Daçiç u shpreh se aktgjykimi është konfirmim i pretendimeve të Serbisë për UÇK-në.

“Vendimi dëshmon se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë”, tha ai.

Dhomat e Specializuara, megjithatë, i gjykuan katër të akuzuarit mbi bazën e përgjegjësisë së tyre penale individuale. Ata u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Sipas Daçiç dënimet nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave.

“Rrëzimi i akuzave për krime kundër njerëzimit, manovër politike. Vendimi minimizon vuajtjet e viktimave serbe. Dënimet nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave”, shtoi ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.

Po ndodh...

ide