Alarm në Kombëtare! Strakosha, Uzuni, Ajeti dhe Kumbulla mungojnë për ndeshjet e shtatorit

16 September 2026, 14:50 / SPORT ALFA PRESS

Kombëtarja shqiptare përballet me disa probleme fizike në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Arlind Ajeti pritet të mungojnë për shkak dëmtimesh, ndërsa Marash Kumbulla mbetet në dyshim për shkak të gjendjes fizike.

Situata është veçanërisht e ndjeshme në prapavijë dhe në portë, ku mungesa e Strakoshës hap garën për vendin e titullarit mes alternativave të tjera. Në mbrojtje, mungesa e Ajetit dhe pasiguria rreth Kumbullës i japin trajnerit Rolando Maran një tjetër dilemë përpara fillimit të aventurës në Ligën e Kombeve.

Në krahun tjetër, lajmet janë më pozitive për repartin ofensiv. Rei Manaj dhe Ernest Muçi pritet të rikthehen në Kombëtare, ndërsa forma e mirë e disa prej sulmuesve të tjerë i jep Maranit alternativa për të kompensuar mungesën e Uzunit. Në formë mjaft të mirë është edhe Seferi që ka shënuar 7 gola deri tani. edhe Asani ka bërë paraqitje pozitive në fillim sezon duke shënuar në dy ndeshjet e fundit.

Ndërkaq, në fushë është rikthyer edhe Medon Berisha me Lecen. Maran ka kështu një tjetër alternativë për mesfushën. Lista zyrtare e futbollistëve të grumbulluar do të publikohet më 18 shtator, në të njëjtën kohë me konferencën e parë për shtyp të Maranit për këtë grumbullim.

Seanca e parë stërvitore është programuar për 21 shtator, ndërsa Shqipëria do ta nisë Ligën e Kombeve më 26 shtator ndaj Bjellorusisë në “Air Albania”.

Po ndodh...

ide