Rodriguez i jep fund me kombëtaren! Sulmuesi njoftoi tërheqjen nga Kolumbia pas 15 vitesh
Hames Rodriguez ka vendosur t’i japë fund aventurës me Kombëtaren e Kolumbisë, duke mbyllur një periudhë 15-vjeçare me përfaqësuesen. Ish-kapiteni largohet pas 131 ndeshjesh dhe 31 golash, ndërsa momenti kulmor mbetet Botërori 2014, ku fitoi Këpucën e Artë.

Ky gol e futi në skenën më të madhe të futbollit Hames Rodriguez.
Kolumbiani realizoi golin më të bukur të botëorit të vitit 2014 ndaj Uruguajit dhe pas atij momenti, karriera e tij nisi ngjitjen. Atë verë u transferua te Real Madridi, duke nisur një periudhë të rëndësishme në Evropë. Më pas ai luajti si i huazuar te Bayern Munich, përpara se të kalonte te Evertoni, Olympiacosi dhe Rayo Vallecano.
Tashmë, pas 15 vitesh Hames Rodriguez ka vendosur ti japë fund aventurës së tij me Kombëtaren e Kolumbisë. 35-vjeçari njoftoi tërheqjen nga përfaqësuesja, duke mbyllur një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij.
Vendimi vjen pak muaj pas pjesëmarrjes së tij në Botërorin 2026 dhe vetëm pak ditë pasi u rikthye në futbollin kolumbian, duke firmosur me Atlético Nacional.
Rodríguez e bëri publik vendimin përmes një videoje në rrjetet sociale, ku foli me emocione për vitet e kaluara me fanellën e Kolumbisë.
“Erdhi momenti për të mbyllur një nga etapat më të rëndësishme të jetës sime, rrugëtimin tim me Kombëtaren e Kolumbisë”, u shpreh ai, duke falënderuar tifozët, shokët e skuadrës, trajnerët dhe të gjithë ata që e kanë shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi.
Hames Rodriguez debutoi me Kombëtaren e Kolumbisë në vitin 2011 dhe gjatë 15 viteve u shndërrua në një prej figurave kryesore të përfaqësueses.
Ai ka regjistruar 131 ndeshje dhe 31 gola, ndërsa është rekordmen i Kolumbisë për ndeshjet e luajtura, asistet dhe golat në Kupën e Botës.
Momenti më i paharrueshëm i karrierës së tij ndërkombëtare erdhi në Botërorin 2014 në Brazil. Rodriguez shënoi gjashtë gola dhe fitoi Këpucën e Artë të turneut.
Falë paraqitjeve të tij, Kolumbia arriti për herë të parë në histori deri në çerekfinalet e një Botërori. Ai ishte gjithashtu pjesë e Kolumbisë në Botërorin 2018 në Rusi dhe në turneun e vitit 2026, duke luajtur në tri Kupa Bote. Në edicionin e fundit, Kolumbia arriti deri në fazën e 1/8-ave, ku u eliminua pas penalltive ndaj Zvicrës.
Një tjetër moment i rëndësishëm ishte Copa America 2024, ku James Rodrigez ishte një prej protagonistëve kryesorë të Kolumbisë, e cila arriti deri në finale. Ai u vlerësua si lojtari më i mirë i turneut pas paraqitjeve të tij.
Tashmë, Rodriguez do ta vazhdojë karrierën në nivel klubesh. Pak ditë para njoftimit të tërheqjes nga Kombëtarja, ai u prezantua nga Atletico Nacional, duke u rikthyer në futbollin kolumbian pas një periudhe të gjatë jashtë vendit. Kontrata e tij me klubin nga Medellin është deri në qershor të vitit 2027.
Pas 131 ndeshjesh, 31 golash dhe shumë momenteve historike, James Rodriguez mbyll kështu aventurën me Kolumbinë.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128