Pse rripat e sigurimit në avionë janë ndryshe nga ata të makinave?

16 September 2026, 15:41 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Shumë nga ne gjatë fluturimit me avion shtrojmë pyetjen se përse rripat e sigurimit në avionë janë ndryshe nga ata të makinave?, shkruan geopop.it.

Kur hipim në avion, një nga veprimet e para pasi ulemi është vendosja e rripit të sigurimit.

Ndryshe nga makinat, ku përdoren zakonisht rripa me tre pika, në klasën ekonomike të avionëve përdoret kryesisht rripi me dy pika, i cili fiksohet rreth pjesës së belit të trupit.

Arsyeja lidhet me mënyrën se si trupi i pasagjerit duhet të sillet gjatë një frenimi të fortë ose një goditjeje.

Rripi abdominal lejon që pjesa e sipërme e trupit të përkulet përpara, duke favorizuar pozicionin e sigurisë të njohur si “brace” dhe duke reduktuar disa lloje të forcave mbi trupin.

Ndërkohë, sediljet përpara janë të projektuara me materiale që mund të deformohen dhe të absorbojnë një pjesë të energjisë së goditjes.

Në kabinat premium mund të gjenden edhe sisteme të ndryshme rripash, ndërsa pilotët përdorin rripa me katër ose pesë pika për një fiksim më të madh të trupit.

Po ndodh...

ide