FOTO/ Dukagjin Lipa reagon pas vendimit të Hagës: UÇK, Liria ka emër
Dukagjin Lipa reagon pas vendimit të Hagës: “UÇK, Liria ka emër”
Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar edhe Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa.
Dukagjin Lipa, vetë me origjinë nga Kosova, i cili u largua jashtë vendit gjatë periudhës së luftës, ka zgjedhur të reagojë përmes rrjeteve sociale. Ai ka publikuar fillimisht një story me mbishkrimin “UÇK, Liria ka emër”, ndërsa më pas ka ndarë disa pamje që lidhen me luftën në Kosovë, përfshirë fotografi të viktimave dhe fëmijëve të vrarë.

Reagimi i tij vjen në ditën kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli vendimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim.
Trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për disa vepra penale të lidhura me krime lufte, ndërsa i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.
Në Kosovë dhe në mesin e shqiptarëve, vendimi ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa në Prishtinë dhe Hagë janë zhvilluar tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në këtë ditë të ngarkuar me emocione për Kosovën, Dukagjin Lipa ka zgjedhur të rikthejë në vëmendje edhe kujtimin e viktimave të luftës, përmes një serie postimesh në rrjetet sociale.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128