Arrestohet ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dyshohet për falsifikim pronash në Seman
Ish-drejtuesi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, Ertis Shehu, është arrestuar nga Policia e Shtetit në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit.
Shehu ishte nën hetim prej disa muajsh për një çështje që lidhet me periudhën kur ai drejtonte Kadastrën.
Hetimi ka të bëjë me falsifikim të dokumenteve pronësore në zonën e Semanit. Në pranga, bashkë me Shehun, ka rënë edhe Kastriot Haskaj, i njohur si pronari i linjës së kafes "Moncafe" dhe i hotelit me të njëjtin emër në Vlorë.
Burime për mediat bëjnë me dije se urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme, ndërkohë që operacioni ende nuk është finalizuar dhe pritet të zbardhet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë.
Pritet më shumë detaje nga Policia e Shtetit, deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128