Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

4 September 2026, 22:05 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Pas blerjes së rrjeti SPAR nga grupi Balfin një vit më parë, biznesmeni kosovar Xhevdet Rexhepi ka blerë një tjetër rrjet të madh marketesh në Shqipëri. Këtë herë bëhet fjalë për zinxhirin e supermarketeve Eco Market, që zotëroheshin nga Armand dhe Agron Duka.

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Agron dhe Armand Duka

Shifra e transaksionit nuk është bërë publike, por marrëveshja mes palëve është mbyllur sicc njoftoi Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka dhënë dhe miratimin për këtë transaksion.

Rrjeti i marketeve “Eco Market” përfshin 16 markete të vendosura në Tiranë, Durrës dhe Fier. Aksionet e tij mbaheshin nën shoqërinë D & D Distribution, aksionet e së cilës zotërohen gjysmë për gjysmë nga Armand dhe Agron Duka.

Vitin e kaluar kjo shoqëri realizoi një xhiro prej 25 milionë eurosh dhe rezultoi me humbje fiskale në masën 300 mijë euro.

Ky është rrjeti i dytë i marketeve që biznesmeni kosovar Xhevdet Rexhepi ble në Shqipëri. Vitin e kaluar ai bleu rrjetin e dytë më të madh të marketeve në vend, zinxhirin SPAR nga grupi Balfin për rreth 44 milionë euro.

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Xhevdet Rexhepi

Përmes blerjes së Eco Market, Rexhepi zgjeron edhe më shumë peshën e tij në tregun e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore dhe të konsumit të përditshëm në Shqipëri duke u bërë tashmë lojtari më i madh në këtë treg.

Po ndodh...

ide