Perimetër sigurie dhe rreth 1500 efektivë në gatishmëri/ PD asnjë njoftim zyrtar në polici për protestën e saj
8 October 2026, 10:01 / POLITIKË
Protestuesit kanë nisur të mblidhen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa forcat e policisë kanë vendosur një perimetër sigurie deri në trotuarin përballë godinës.
Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie në gatishmëri. Forcat e rendit janë pozicionuar në disa pika përreth zonës, ndërsa situata po monitorohet nga afër.
Ndërkohë, bëhet e ditur se as Partia Demokratike dhe as qytetarët nuk kanë bërë njoftim zyrtar në polici për zhvillimin e protestës.
Protestuesit vijojnë të mblidhen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa pritet që numri i pjesëmarrësve të rritet në vijim.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
