Përplasje mes bandave në Danimarkë, të shtënat me armë tronditin qytetin danez, disa të plagosur
Disa persona u plagosën në një të shtënë me armë në qytetin e vogël danez Holbeck të dielën, të cilën policia tha se mund të lidhet me një larje hesapesh midis kriminelëve. Në një deklaratë, policia tha se forcat u vendosën në pjesë të ndryshme të qytetit portual Holbeck, i vendosur në ishullin Zealand, rreth 70 kilometra në perëndim të Kopenhagenit, pas "të shtënave gjatë të cilave u plagosën disa persona".
"Në këtë kohë, nuk mund të japim informacione të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore", shtoi policia, e cila u njoftua rreth orës 15:45 sipas orës lokale.
Rasti më i mundshëm është ai i "largimit të hesapeve midis organizatave kriminale", sqaroi policia.Sipas informacioneve, të shtënat ndodhën në një zonë banimi.
Raportet fillestare tregojnë se autorët e krimit janë parë duke ikur nga vendi i ngjarjes me një makinë të bardhë, tha policia, dhe bëri thirrje për dëshmitarë të incidentit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128