Investigimi "bombë" i regjisorit të njohur Füssel/ Një dëshmitar i rëndësishëm rrëfen me fakte, skandale të rënda korrupsioni në kupolën e qeverisë Rama!
Regjisori i famshëm Frederik Füssel, fitues i disa çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare, po përgatit një emision investigativ të fortë për afera të rënda korruptive në qeverinë Rama. Emisioni është mbështetur në rrëfimin e një dëshmitari të rëndësishëm, i cili tani për tani nuk indentifikohet, por që pretendon se disponon fakte dhe dokumentacion të rënda të cilat po verifikohen nga stafi i regjisorit.
Lajmin e jep gazetarja e njohur investigative Lindita Çela, e cila duket se po ndihmon në përgatitjen e dokumentarit këtu në Shqipëri.
"Gjurmët e parave dhe dyshimet për korrupsion në qeveri!
Regjisori dhe producenti i dokumentarëve, fitues i disa çmimeve, Füssel, po punon për një dokumentar të ri investigativ, bazuar në dëshminë e një sinjalizuesi nga Shqipëria.
Dëshmitari pretendon se disponon prova që implikojnë zyrtarë të lartë të qeverisë në raste të dyshuara korrupsioni, të lidhura me përfitimin e fondeve publike për një sërë projektesh në Shqipëri. Ai ka vënë në dispozicion një numër të konsiderueshëm dokumentesh dhe provash, të cilat aktualisht po shqyrtohen dhe verifikohen në mënyrë të pavarur nga ekipi investigativ.
Për arsye sigurie, identiteti dhe fytyra e dëshmitarit nuk do të bëhen publike në këtë fazë.
Materiali që publikohet tani është vetëm një fragment i shkurtër i një investigimi më të gjerë, i cili do të sjellë në vijim detaje dhe prova që hedhin dritë mbi përfshirjen e gjithkujt, ndërsa hetimi dhe procesi i verifikimit vazhdon...", njofton Lindita Çela në rrjetet e saj sociale./Alfapress.al
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128