Situatë kritike te Ura e Lizës! Autoboti me gaz përmbyset në mes të rrugës, evakuohen me emergjencë banorët

Një ngjarje e rëndë është evituar në kohë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme pasi një autobot me gaz u aksidentua duke u përplasur me urën e Lizës në Elbasan. Pas aksidentit u raportua për rrjedhje gazi duke shkaktuar shqetësim dhe panik në zonën përreth.
Prandaj edhe banorët dhe personat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes u evakuuan përkohësisht, teksa autoritetet morën masa për sigurimin e perimetrit. Si pasojë e aksidentit qarkullimi në aksin Elbasan-Librazhd u bllokua, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Më tej pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe sigurimit të zonës, trafiku u zhbllokua dhe qarkullimi vijoi normalisht, si edhe banorët e evakuuar u rikthyen në shtëpitë e tyre.
Ende nuk janë bërë me dije detajet e plota të rrethanave të përplasjes dhe as shkaku i rrjedhjes së gazit, po ashtu nuk dihet identiteti apo gjendja shëndetësore e drejtuesit të autobotit. Pritet që në orët në vijim të jepen më shumë detaje.
video credits © Euronews Albania
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128