Dosja "Agasi"/ Arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Provave në polici, Fatjon Kalluci!

Fatjon Kalluci, shefi i laboratorit shkencor në policinë e shtetit është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në kuadër të hetimit të dosjes së AKSHI-t, ku I hetuari kryesor është Ergys Agasi.
Zyrtari i lartë i policisë së shtetit është një personazh kyç që ka dalë gjatë hetimeve edhe për shkak të rëndësisë së punës që ka mbajtur në institutin e policisë shkencore.
Pikërisht në këtë drejtori, ai merret ekskluzivisht me administrimin e provave dhe dokumenteve për krime të ndryshme që mund të ndodhin në Shqipëri, në policinë e shtetit. E gjithsesi, për shumëkënd ky fakt nuk përbën çudi duke ditur lidhjet e forta që ka pasur Ergys Agasi në policinë e shtetit. Nuk dihet se deri ku ka influencuar Ergys Agasi për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve për dosje të bujshme.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128