Mancini nis epokën e dytë në pankinën e Italisë: I lumtur që u ktheve, për të fituar duhet që në radhë të parë të argëtohemi

21 September 2026, 23:35 / SPORT ALFA PRESS
Mancini nis epokën e dytë në pankinën e Italisë: I

Roberto Mancini nis aventurën e tij të dytë si trajner i kombëtares italiane. Zyrtarisht kjo epokë do të startojë më mbrëmjen e së premtes kur në Olimpico Të Kaltrit do të presin Belgjikën në ndeshjen e parë të Nations League. Një ndeshje që trajneri nga Jesi e pret me ankth dhe me shumë pritshmëri.

‘Dje, kur u ktheva isha shumë i lumtur, kemi kaluar momente shumë të bukura së bashku-tha Mancini-për mua është një kënaqësi e madhe. Konceptet që do t’iu shpjegoj djemve janë të thjeshta; për të fituar duhet të jesh një skuadër që luan mirë, që argëtohesh dhe që ka dëshirë për të bërë diçka të rëndësishme. Do t’iu them të argëtohen sepse në sport po nuk u argëtove nuk arrin rezultati. Kemi një fatin se puna është pasioni ynë’.

Mancini që në 2021 fitoi titullin evropian me Italinë u pyet nëse mund të përsëritet e kaluara.

‘Unë nisem nga ideja që të kem një skuadër që dominon, që luan mirë dhe që jem gjithnjë maksimumin-shtoi Mancini- nuk mund të fitosh gjithmonë, por do të nisemi për të bërë këtë, të fitojmë. Të gjithë jemi pozitivë’

Por Mancini ka edhe një detyrë tjetër shumë të rëndësishme rifitimi i zemrave të tifozëve te të cilët zhgënjimi është shumë i madh pas dështimit për herë të tretë të Italisë që të kualifikohet në Botëror.

‘Për të rifituar zemrën e tifozëve duhet t’i bëjmë gjërat mirë dhe të çojmë Italinë aty ku e meriton-shtoi Mancini-dua një skuadër që të luajë gjithnjë për të fituar’.

Më pas trajneri i Të Kaltërve foli për objektivat aktualë dhe të ardhmes.

‘Në këtë moment ka rëndësi ai që ka minuta në këmbë sepse ndeshjet e shtatorit janë të vështira-shtoi Mancini-jam këtu për të fituar sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërtimi i një skuadre me këta të rinj më bën kurioz dhe jam i sigurt se do të na japin kënaqësi. Po dalin në dritë shumë të rinj me cilësi teknike dhe fizike, më të mirë se në vitet e kaluara. Jam i sigurt se do të fitojmë diçka në 4 vitet e ardhshme, nuk nisem asnjëherë për të humbur, është e nevojshme të fitojmë dhe duhet ta bëjmë sa më shpejt. Jemi pozitive, kuptoj diçka për futbollistët’.

Po ndodh...

ide