“Patronazhistët kërcënojnë me vendin e punës deri në kushëririn e 5-të”, shpërthen Egla Ceno: Rama të shporret se na lodhi shpirtin. Mesazhi për protestuesit

21 September 2026, 20:36 / POLITIKË ALFA PRESS
“Patronazhistët kërcënojnë me vendin e punës deri

Aktorja Egla Ceno, në fjalën e saj sot në protestën e 114 kombëtare kundër qeverisë tha se Shqipëria është kthyer në një vend, ku ke frikë të protestosh, se patronazhistët të kërcënojnë për heqje nga puna deri tek kushëriri i pestë.

Ceno thekson se Rama dhe qeveria e tij duhet të shporren, sepse ia kanë lodhur shpirtin popullit.

Mesazhi i saj për protestuesit ishte, që ata të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos përçahen deri në rrëzimin e qeverisë.

 

Egla Ceno: Kjo qeveri duhet të zhduket. Këtu janë shqiptarë të ndershëm, ne nuk jemi për kapriço këtu në shesh. Ne kërkojmë dinjitet.

Nuk ka dinjitet sot, sepse kemi patronazhistë dhe shefë që janë të dërguar nga partia. Kemi patronazhistë që na shantazhojnë se nëse del në protestë të heqim nga puna deri kushëririn e pestë.

Ky kancer që quhet Edi Rama, ky njeri i neveritshëm duhet të mbathë atletet e neveritshme dhe të shporret, se na lodhi shpirtin. Mos u ndani e mos u përçani.

 

Po ndodh...

ide