Ishte shumë pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndryshon plani për sulmuesin e Kombëtares shqiptare
Transferimi i sulmuesit shqiptar Arbër Hoxha te klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Wahda, është vënë në pikëpyetje dhe marrëveshja që dukej pranë finalizimit mund të mos realizohet.
Sipas raportimeve nga mediat sportive në Kroaci, Hoxha ishte ende pjesë e skuadrës së Dinamo Zagrebit edhe pse gjatë ditëve të fundit transferimi i tij te Al Wahda konsiderohej pothuajse i përfunduar.
Lojtari tashmë është ka ardhur në Shqipëri, ndërsa situata rreth transferimit mbetet e paqartë. Sipas informacionit të publikuar nga Croatia Footy, kalimi i Hoxhës te klubi arab aktualisht duket pak i mundshëm.
Fillimisht palët ishin pranë një marrëveshjeje dhe transferimi pritej të zyrtarizohej, por zhvillimet e fundit kanë sjellë pasiguri për të ardhmen e këtij operacioni.
Arbër Hoxha është pjesë e Dinamo Zagrebit dhe ka qenë një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës kroate. Sulmuesi anësor shqiptar ka bërë paraqitje edhe me kombëtaren shqiptare.
Nëse marrëveshja me Al Wahda dështon, Hoxha pritet të rikthehet te Dinamo Zagreb dhe të vijojë sezonin me klubin kroat, përveç nëse shfaqen oferta të reja në ditët në vijim.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128