Zjarr i madh në Shushicë të Vlorës, flakët rrezikojnë tre banesa

21 September 2026, 15:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarret në vend janë ende aktive, pasi ditën e sotme një vatër zjarri është shfaqur në fshatrat Bunavi dhe Grabian, në Njësinë Administrative Shushicë, në Vlorë.

Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë, duke krijuar rrezik edhe për banesat.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat pritet të ndërhyjnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Paraprakisht raportohet se tre banesa rrezikohen nga flakët. Forcat zjarrfikëse po shkojnë në terren për të neutralizuar situatën.

Po ndodh...

ide