Berisha sërish në SHBA? IDU mban forumin në Uashington, pritet ftesa për kreun e PD
Udhëtimi një javor në Nju Jork dhe në Teksas, mund të mos jetë i fundit për këtë vit për kryetarin e PD Sali Berisha.
Lajmi i mirë për kryedemokratin duket se vjen sërish nga IDU, e cila zhvillon forumin e radhës në Uashington në datat 2 deri në 4 Dhjetor, ku marrin pjesë të gjitha partitë politike të spektrit të dhjathtë që janë të anëtarësuara në këtë organizatë.
Ky takim mund të jetë dritarja e radhës për Berishën që të kapërcejë oqeanin dhe këtë herë të jetë shumë pranë Shtëpisë së Bardhë.
Por për pjesëmarrjen në këtë takim duhet një ftesë, e cila në javët në vijim mund të sigurohet. Nëse sigurohet ftesa, në krye të delegacionit pritet që të jetë Sali Berisha, siç ka ndodhur në vitet e fundit që lideri demokrat ka udhëtuar shpesh në Evropë dhe Amerikë Latine për të përfaqësuar demokratët në këto forume.
Kjo mundësi udhëtimi drejt SHBA-së për Berishën vjen fill pas vizitës së tij një javore ku mori pjesë në konventën e republikanëve në Teksas. Vizita në SHBA u konsiderua e një rëndësie të veçantë nga demokratët, pasi erdhi 5 vite pasi ishte shpallur non grata
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128