Atentati në Sarandë/ 73-vjeçari që mbeti i plagosur mbërrin tek Trauma
Me motor dhe skafandra në kokë, dy persona hapën zjarr në mes të Sarandës, duke lënë të vrarë Artan Myrtajn, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiut”.
Atentati ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës në qendër të qytetit, në zonën e quajtur ish-agjencia.
Autorët, të cilët lëviznin me motor, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Myrtajt dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç.
Skëndaj gjendej i ulur në një kafë përballë vendit të ngjarjes. Plumbi ka përshkuar xhamin e dritares dhe e ka goditur.
73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, është nisur me helikopter drejt Tiranës dhe ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Skëndaj ka marrë një plumb në gjymtyrët e poshtme.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128