“Gjyshja ka vdekur”, nipi 14-vjeçar pa vrasjen e Lumturie Patushit, Hysni Patushi hodhi thikën gjatë arratisjes

20 September 2026, 12:32 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Gjyshja ka vdekur”, nipi 14-vjeçar pa vrasjen e Lumturie

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 58-vjecares Lumturi Patushi nga bashkëshorti i saj. Nipi 14-vjecar i gruas njoftoi policinë pas vrasje dhe iu tha se “gjyshja ka vdekur”. Kur policia mbërriti në apartamentin ku kishte ndodhur ngjarja, gjeti gruan të vrarë me goditje thike.

Ndërsa, autori i dyshuar Hysni Patushi ishte larguar me urgjencë nga vendngjarja. Teksa largohej, 200 metra larg pallati ku kishte vrarë gruan kishte hedhur thikën e krimit, e cila u gjet dhe sekuestrua nga policia. Gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve 14-vjecari deklaroi se ai ndodhej në banesë me gjyshen dhe vëllain e vogël 8 vjeç.

Sipas të miturit gjyshja shkonte vazhdimisht në banesën e tyre, për tu kujdesur për të dhe vëllain. “Në shtëpi erdhi gjyshi. Ai filloi të grindej me gjyshen dhe më pas e goditi me thikë”, tha fëmija. Vrasja ndodhi në sy të dy fëmijëve. Hysni Patushi u arrestua në banesën e kushëririt të tij në Kamzë, për shkak se ai lajmëroi policinë.

 Ai pritet të dalë para gjykatës për masë sigurie për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ndërsa edhe më herët ka patur precedentë të akteve të dhunës në familje. Në 2017 ka qenë i arrestuar për dhunë ndaj gruas së tij, të cilës të shtunën për fat të keq i shkaktoi vdekjen.

Po ndodh...

ide