Dënimet jo më shumë se 15 vjet dhe transferimi i rasteve në Kosovë, çfarë parashikon projektligji i PDK-së për Specialen?
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka proceduar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ky hap vjen si iniciativë politike e ligjore pas verdiktit të datës 16 shtator 2026 ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Sipas memorandumit shpjegues që shoqëron nismën, propozimi synon rivendosjen e juridiksionit të Speciales brenda kornizës fillestare kushtetuese dhe mbrojtjen e legjitimitetit të luftës çlirimtare nga përcaktimet e përgjithshme si "ndërmarrje e përbashkët kriminale".
Çfarë përmban konkretisht nisma e PDK-së?
Projektligji përcakton që Gjykata Speciale mund të merret vetëm me pretendimet specifike që rrjedhin nga Raporti i Këshillit të Evropës (Dok. 12462, viti 2011) — me fokus te pretendimet për trafikim organesh apo krime direkte lidhur me to. Ajo zhvishet nga e drejta për të gjykuar krime të përgjithshme lufte apo krime kundër njerëzimit.
Fushëveprimi kohor i veprave që mund të trajtohen në Hagë kufizohet ekskluzivisht për periudhën 1 korrik 1999 deri më 31 dhjetor 2000.
Propozohet që dënimi maksimal që mund të shqiptohet nga Dhomat e Specializuara të mos i kalojë 15 vjet burgim, duke aplikuar parimin ligjor të normës më të favorshme.
Të dënuarit gjithashtu parashihet t’i vuajnë dënimet në institucionet e veta korrektuese në Kosovë dhe t'u njihet e drejta e faljes nga Presidenti i Kosovës.
Për të gjitha akuzat ose rastet që nuk i mbulojnë specifikat e reja, gjykata duhet të shpallë moskompetencë brenda afateve të përshpejtuara (15–30 ditë) dhe t’i transferojë dosjet, provat dhe të ndaluarit te Departamenti Special dhe Prokuroria Speciale e Kosovës.
Vlerësimi i kushtetutshmërisë së ligjeve në nivel abstrakt i hiqet Dhomës së Specializuar Kushtetuese në Hagë dhe i kthehet ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Prishtinë.
Kuvendi merr të drejtën të autorizojë organizata ndërkombëtare të specializuara për të mbikëqyrur punën e Speciales nga pikëpamja e të drejtave të njeriut dhe gjykimit të drejtë.
Sipas nenit 26, rastet që tani janë aktivisht në gjykim do të vazhdojnë sipas rregullave ekzistuese derisa Paneli i Gjykatës së Apelit në Hagë të nxjerrë aktgjykimin.
Sidoqoftë, pas kësaj faze, çfarëdo mjeti tjetër juridik apo ankesë e mëtejshme do t'i kalojë automatikisht Gjykatës Supreme të Kosovës.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128