Dhjetëra rrënjë ullinj të djegur, zjarri rrezikon banesat në fshatin Grabian të Vlorës

21 September 2026, 20:44 / AKTUALITET ALFA PRESS
Dhjetëra rrënjë ullinj të djegur, zjarri rrezikon banesat

Banorët e fshatit Grabian në Bashkinë e Vlorës u përballën pasditen e të hënës me flakët që rrezikonin pronën e tyre. Një zjarr i përmasave të mëdha nisi rreth orës 14:30 në tokat mes kësaj zone dhe fshatit Bunavi.

Të ndihmuara nga era e fortë, flakët kanë kërcënuar disa banesa, shkruan A2CNN. 

Shefi i repartit të shërbimit zjarrfikës, Luan Kapaj, shprehet se rreziku për banesat ka përfunduar, por zjarri vijon të jetë aktiv dhe vatra ka ende mundësi për t’u përhapur. Sipas Kapajt, deri më tani janë djegur me dhjetëra rrënjë ulliri në zonën e fshatit Grabian.

Përveç banesave, rrënjëve të ullirit, pemëve frutore dhe bimësisë së zonës, si pasojë e flakëve janë raportuar edhe shpërthime të municioneve luftarake, të mbetura në zonë nga periudha e trazirave të vitit 1997. (A2 Televizion)

Po ndodh...

ide