“Është identifikuar”, avokati jep detaje të reja për Bleona Matën: E ka birësuar një çift grek

21 September 2026, 18:59 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Është identifikuar”, avokati jep detaje të reja

Bleona Mata është vajza që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, asokohe vetëm 6 vjeç, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit. Policia dhe banorët e zonës kërkuan për orë të tëra nëpër mal, por pa mundur të gjenin asnjë gjurmë të saj. Që prej asaj dite, fati i Bleonës mbeti një mister.

Së fundmi, avokati Alban Duraj ka bërë të ditura disa detaje të reja lidhur me rastin, duke deklaruar se familja e Bleonës beson se ndodhet shumë pranë gjetjes së saj.

I ftuar në emisionin “Breaking me Fiori Dardha”, Duraj tha se ka komunikuar me nënën e Bleonës, Bukurie Mata, e cila i ka bërë me dije se një agjenci e specializuar për gjetjen e personave të humbur ka arritur të identifikojë vendndodhjen e vajzës.

Sipas informacionit të përcjellë nga avokati, Bleona ndodhet në një prej vendeve të Bashkimit Europian, është studente ekselente dhe është birësuar nga një çift grek.

“Ajo ka thënë se Bleona është në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pra kanë arritur që t’a identifikojnë se ku ndodhet. Është studente, madje e shkëlqyer, ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek. Kaq më tha për momentin”, ka thënë ai në emision.

Pjesë nga intervista:

Fiori Dardha: Një tjetër rast shumë i dhimbshëm, delikat që ka mbajtur të mbërthyer për vite me radhë qytetarët shqiptarë. E kam fjalën për rastin e Bleona Matës. Ju jeni investuar te ky rast dhe të rejat e fundit janë surprizuese.

Alban Duraj: Po është e vërtetë dhe komunikimi që kam patur me zonjën Bukurie, pra ka qenë fund qershori ose fillim korriku, dhe ajo është shprehur se jemi shumë afër gjetjes së Bleona Matës. Kjo vjen për faktin sepse është investuar me shumën e të ardhurave që u mblodh nga qytetarët shqiptarë lidhur me një thirrje publike që u bë për të mbledhur para për këtë rast. Zonja Bukurie, pjesën e konsiderueshme të kësaj vlere e ka marrë nga qytetarët shqiptarë si dhe ka vendosur një diferencë tjetër sepse nuk ishin të mjaftueshme paratë. Ajo ka kontaktuar një agjenci e cila merret me investigimin e njerëzve të humbur. Ajo ka thënë se Bleona është në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pra kanë arritur që t’a identifikojnë se ku ndodhet. Është studente, madje e shkëlqyer, ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek. Kaq më tha për momentin.

Fiori Dardha: Le të shpresojmë që të kemi një takim

Alban Duraj: Më siguroi që në momentin që do takohet me Bleonën, nuk do t’a lërë me kaq. Sepse të gjithë personat që kanë ndihmuar në zhdukjen e Bleonës apo ata zyrtarë që kanë vepruar apo nuk kanë vepruar për zbulimin e saj, ajo nuk do ta lërë. Ata do të mbajnë një përgjegjësi penale dhe do t’u drejtohemi Prokurorisë së Posaçme në mënyrë që të hetojë këtë çështje.

 

Po ndodh...

ide