El Clasico i Topit të Artë, Barcelona dhe Real Madrid në barazim perfekt, 12 fitues secili

Barcelona dhe Real Madrid kanë gjetur një tjetër mënyrë për të qenë përballë njëri-tjetrit në një duel historik. Të dy klubet spanjolle kanë nga 12 fitues të Topit të Artë në historinë e tyre, një statistikë që e bën edhe më interesant rivalitetin mes dy gjigantëve të futbollit.
Te Barcelona, lista udhëhiqet natyrisht nga Lionel Messi, i cili e ka fituar trofeun prestigjioz plot 6 herë. Pas tij vijnë Johan Cruyff me 2 trofe, ndërsa nga një Top të Artë kanë fituar Ronaldinho, Hristo Stoichkov, Luis Suárez dhe Rivaldo.
Edhe historia e Real Madridit është e mbushur me emra legjendarë. Cristiano Ronaldo kryeson me 4 Topa të Artë, ndërsa Alfredo Di Stéfano ka fituar dy herë. Në listën madrilene bëjnë pjesë gjithashtu Karim Benzema, Fabio Cannavaro, Ronaldo Nazário, Luis Figo, Raymond Kopa dhe Luka Modrić. Kështu, pavarësisht diferencave në numrin total të trofeve të fituar nga disa prej yjeve të tyre më të mëdhenj, bilanci i klubeve është aktualisht identik: Barcelona 12 – Real Madrid 12.
Dhe tani pyetja është nëse ky barazim do të zgjasë gjatë. Dy prej emrave më të përfolur të brezit të ri, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé, janë në garë për të shkruar kapitullin e radhës. Nëse njëri prej tyre do të shpallet fitues me klubin përkatës, Barcelona ose Real Madrid do të ngjitet në kuotën e 13 fituesve të Topit të Artë. Një tjetër duel mes dy gjigantëve të Spanjës, me historinë e Topit të Artë si skenë.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128