SPAK zbarkoi në shtëpitë e Prodës dhe Hysenit, në shënjestër edhe persona të tjerë që kanë lidhje me Agasin

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, një operacion i gjerë është ndërmarrë me kërkesë të dy prokurorëve të Posaçëm, Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.
Në fokus të aksionit të fundit ka qenë edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, banesa e të cilit është kontrolluar me urdhër të SPAK. Kontrollet janë zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar dhe administruar materiale që mund të ketë interes për dosjen në hetim.
Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga mediat, kontrollet nuk janë kufizuar vetëm te banesa e ish-kreut të Policisë së Shtetit, por janë shtrire edhe te persona të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe individë që dyshohet se mund të kenë dijeni apo lidhje me aferat e bëra në AKSH-it.
Siç raportuam dhe më herët, në kuadër të të njëjtin zhvillim hetimor është firmosur masë sigurie dhe për shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenin.
Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, së bashku me pezullimin nga detyra. Mirëpo duke qenë se rezulton të jetë jashtë Shqipërisë këto masa ende nuk i janë komunikuar zyrtarisht. Në të njëjtën kohë, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar kontrolle edhe në banesën e saj.
Deri në këto momente, nuk është bërë publik në mënyrë të plotë një njoftim zyrtar që të përcaktojë akuzat konkrete ndaj Hysenit apo rrethanat e plota mbi të cilat është vendosur masa e sigurimit.
Ky aksion i Prokurorisë së Posaçme është ndërmarrë si pasojë e vazhdës së hetimeve ndaj dosjes së AKSHI-t, për të cilën ra në pranga edhe Ergys Agasi.
Këqyrja e materialeve të sekuestruara gjatë këtij hetimi dyshohet se ka nxjerrë në pah të dhëna të reja dhe komunikime që prokurorët po i analizojnë për të përcaktuar nëse ekzistojnë lidhje të tjera dhe nëse persona të tjerë kanë pasur rol apo dijeni për çështjet që po hetohen.
Operacioni i ndërmarrë gjatë orëve të para të kësaj të marte vijon ende, ndërsa pritet që SPAK të japë më shumë informacion mbi objektin e hetimit, personat ndaj të cilëve janë kryer kontrollet dhe masat e marra në kuadër të dosjes.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128