SPAK urdhëron kontrolle ndaj Ilir Prodës

22 September 2026, 08:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka urdhëruar kontrolle në lidhje me Ilir Prodën.

Lajmi u konfirmua nga gazetarja Klodiana Lala.

Ilir Proda ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, derisa u shkarkua nga detyra në mars të vitit 2026.

Në mars 2026, Ilir Proda u shkarkua pas protestës së opozitës më 28 shkurt 2026.

Shkarkimi erdhi pasi u konsiderua se policia nuk garantoi rendin dhe sigurinë gjatë tubimit, ku pati incidente dhe përdorim të mjeteve piroteknike pranë Vilës 31.

Kujtojmë se Proda gjithashtu është akuzuar shpesh  nga opozita për lidhje me krimin.

Po ndodh...

ide