Operacioni i madh i SPAK/ Ilir Proda dhe Vlora Hyseni po hetohen për dosjen e AKSHI-t

Me urdhër të GJKKO, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe në banesa të tjera.
Ndërkohë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është pezulluar nga detyra dhe caktuar masa e sigurisë së arrestit në shtëpi.
Mësohet se operacioni lidhet me fraksionin e AKSHI-t për hetimet ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, një prej njerëzve të besuar të Prodës. Ai u shkarkua nga radhët e bluve nga Skënder Hita. Më 6 gusht, Shpataraku ishte shpallur në kërkim pas një konflikti në një hotel në Dhërmi ku kishte kërcënuar stafin pasi s’i pëlqente shërbimi.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128