Operacioni i SPAK/ Vlora Hyseni dyshohet se është arratisur, arrestohen edhe disa punonjës policie

Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku në fokus të hetimeve janë vendosur disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë këtu edhe punonjës të Policisë së Shtetit.
Siç raportuam dhe më herët një nga masat e firmosura nga dy prokurorët, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti kishte të bënte me Vlora Hysenin, në duart e të cilës kanë qenë të gjitha “sekretet” e shqiptarëve.
Burime për mediat bëjne me dije se ish-drejtoresha tanimë, pasi ndaj saj u vendos pezullimi nga posti i shefes së SHISH, akuzohet për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit”. Masa e sigurisë është miratuar nga GJKKO, por aktualisht nuk është ekzekutuar, pasi Hyseni ndodhet jashtë vendit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, agjentët e BKH-së nuk e kanë gjetur Vlora Hysenin në shtëpi dhe sipas burimeve dyshohet se ajo është arratisur para ekzekutimit të masës së arrestit.
Sipas të dhënave të bëra publike, ish-drejtoresha e SHISH ndodhet aktualisht në Baku të Azerbajxhanit, ku raportohet se po merr pjesë në një konferencë ku janë mbledhur drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme të botës.
Për këtë arsye, masa “arrest në shtëpi” nuk është ekzekutuar deri në këto momente. Mbetet për t’u parë se si do të procedohet me ekzekutimin e vendimit në kushtet kur Hyseni ndodhet jashtë territorit shqiptar.
Sipas hetimit të SPAK, Vlora Hyseni dyshohet se ka kryer veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit.
Në qendër të dyshimeve të prokurorëve janë edhe marrëdhëniet që ajo dyshohet se ka pasur me Ergys Agasin, person i arrestuar më herët dhe i dyshuar nga organet e drejtësisë si pjesë e një grupi kriminal që po hetohet për veprimtarinë e tij në dhe rreth strukturave të AKSHI-t.
Burime për mediat bëjnë me dije se në vazhdën e këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i disa punonjësve të Policisë së Shtetit. Detajet mbi numrin e tyre, identitetet dhe akuzat konkrete që rëndojnë ndaj secilit nuk janë bërë ende të gjitha publike, ndërsa hetimi vijon dhe pritet që prokuroria të japë më shumë informacion.
Po ashtu një zhvillim i rëndësishëm ka qenë dhe paraqitje në SPAK e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit. Ilir Proda u pa teksa linte ambientet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku dhe u mor në pyetje pas kontrolleve që u kryen në banesën e tij.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128