Skandali/ Shefja e SHISH dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit

22 September 2026, 09:29 / AKTUALITET ALFA PRESS
Skandali/ Shefja e SHISH dyshohet se i çoi informacione shtetërore

Gazetari i Syri.net Elton Qyno ka mësuar se drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, po hetohet pasi dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Dyshohet se ajo ka çuar informacione shtetërore tek Ergys Agasi.

Mëngjesin e sotëm SPAK dhe BKH, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në Tiranë, përfshirë Vlora Hysenit, Ilir Prodës dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë.

Ndaj Vlora Hysenit, GJKKO ka firmosur ‘arrest shtëpie’, dhe pezullim nga detyra.

Po ndodh...

ide