I doli emri në dosjen e AKSHI-t, arrestohet biznesmeni durrsak

Embro Sulejmani, është biznesmeni durrsak i cili u prangos këtë të martë në kuadër të hetimeve për dosjen e cila njihet tanimë si afera e AKSHI-t.
Burime për mediat bëjnë me dije se Sulejmani, i cili rezulton të jetë dhe pronari i një biznesi në qytetin e Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK, kërkesë e cila është miratuar pasditen e djeshme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Përpos banesës së Ilir Prodës dhe Vlora Hysenit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, si në Tiranë, po ashtu edhe në zonën e Shkozetit.
Dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani kanë kërkuar një sërë masash sigurie, për zyrtarë e ish-zyrtarë, përfshirë dhe njerëz të Policisë së Shtetit. Sipas asaj që është mësuar deri më tani në rrugë jo zyrtare, kjo kërkesë e prokurorëve është lëshuar disa ditë më parë, ndërkohë që vetëm pasditen e djeshme Gjykakta e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar aprovoi masat e sigurisë.
Një prej masave të sigurisë ka qenë ndaj Vlora Hysenit, ndaj së cilës u kërkua “arrest shtëpie” si dhe pezullimi nga posti i drejtoreshës së SHISH.
Po ashtu, masa urdhër “arrest me burg” u lëshua edhe ndaj shefit të Laburatorit Shkencor në Policinë e shtetit, Fatjon Kallucit. Masë kjo e cila u ekzekutua mëngjesin e sotëm.
Zyrtari i lartë i policisë së shtetit është një personazh kyç që ka dalë gjatë hetimeve edhe për shkak të rëndësisë së punës që ka mbajtur në institutin e policisë shkencore.
Pikërisht në këtë drejtori, ai merret ekskluzivisht me administrimin e provave dhe dokumenteve për krime të ndryshme që mund të ndodhin në Shqipëri, në policinë e shtetit. E gjithsesi, për shumëkënd ky fakt nuk përbën çudi duke ditur lidhjet e forta që ka pasur Ergys Agasi në policinë e shtetit. Nuk dihet se deri ku ka influencuar Ergys Agasi për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve për dosje të bujshme.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128