Zgjerohet aksioni i SPAK, kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës

22 September 2026, 11:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK, i ndërmarrë paraditen e kësaj të marte.

Raportohet se janë ushtruar kontrolle edhe në bazat e klanit Troplini.

Kontrollet janë kryer në Shkozet, te Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, si dhe në banesën e nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, i cili është në kërkim nga SPAK për grup kriminal.

Më herët u firmos urdhërarresti shtëpiak për Vlora Hysenin, shefe e SHISH-it, si dhe u ushtruan kontrolle te ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Po ndodh...

ide