Parashikimi i Superkompjuterit për Serie A: Inter favorit, Juventus në Champions, Milan e Napoli jashtë

Tashmë të gjitha kampionet janë në periudhë pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në Nations League dhe kështu në këtë pikë në botën e futbollit nis të imagjinojë sesi si do të shkojnë gjërat. Në Itali është bërë një gjë e tillë teksa iu janë drejtuar Superkompjuterit ose thënë më sakte programit Predictor Opta.
Është ky në model që llogarit përqindjet e skuadrave që do mbyllin kampionatin në një pozicion të caktuar, një llogaritje që bazohet te kuotat e kompanive të basteve dhe te Opta Poëer Rankings, parametra që mbajnë në konsiderarë paraqitjet historike dhe të viteve të fundit të skuadrave.
Dhe duket se tabela e algoritmit i ka idetë e qarta; Inter është superfavorit për të fituar titullin kundrejt Romës, ndërsa Como dhe Juventusi janë gati të zënë dy vendet e tjera në Champions League me Milanin që është skuadra e parë që mbetet jashtë zonës së kompeticionit të trofeut me veshë të mëdhenj. Kurse Napoli parashikohet të mbyllë në vendin e 7 pas Lazios. Në zonën e rënies nga kategoria shihet Venezia me Genoan dhe Parmën që janë skuadrat që rrezikojnë më shumë.
Përsa iu përket verdikteve që vijnë nga Expected Points (Xpts), pikët e mundshme të fituara në bazë të rasteve të shënimit të krijuara dhe të pësuara. Në këtë pikë, Inter parashikohet me një kuotë mbi 78 pikë me rreth 45% mundësi të fitores së titullit dhe me 88% mundësi për të qenë mes 4 skuadrave të para. Roma, e dyta me 73 pikë sipas Opta dhe 73% për të qenë në zonën Champions, ndërsa shpresat për titullin janë 22%. Më mirë se Como që është në vendin e tretë me 67 pikë të parashikuara, 10% shanse për titullin dhe 52% për të qenë mes 4 më të mirave. Sipas parashikimeve, skuadra e Fabregas lë pas Juventusin në vendin e katërt me 67 pikë të mundshme dhe vetëm 8.91% mundësi për titullin. Por bardhezinjtë gjithsesi mbeten para Milanit dhe Lazios.
E dhëna që duket më e pabesueshme, ndoshta edhe për shkak të startit të ngadaltë të sezonit është ajo e Napolit. Opta e pozicionon në vendin e 7 me më pak se 3% shanse për titullin dhe 28.9% për pozicionimin në zonën Champions. Duke vijuar më tej, plotësojnë dhjetëshen më të mirë Atalanta, Cagliari e Sassuolo.
Përsa i përket luftës për mbijetesë, Venezia që nuk ka asnjë pikë pas 5 ndeshjeve të para, është ajo që rrezikon më shumë rënien nga kategoria me Optan që i jep 73.52% mundësi për t’u kthyer në Serie B. Më pas janë Genoa me 41% dhe Parma me 38%, ndërkohë Superkompjuteri parashikon një qëndrim të Monzaz dhe Lecces në Serie A me respektivisht 36,85% dhe 28,36%.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128