Nën hetim për nxjerrje të sekretit hetimor, reagon OCCRP: Vlora Hyseni drejtoi në vitin 2025 edhe një komision të NATO-s

Vlora Hyseni, e cila u shkarkua një ditë më parë nga detyra e drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) pasi u vu nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, drejtoi në vitin 2025 edhe një Komision të NATO-s.
Sipas OCCRP, në vitin 2025, ajo kryesoi Komitetin e Inteligjencës Civile të NATO-s.
Vlora Hyseni u pezullua nga detyra e drejtueses së SHISH dhe ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” si person në hetim për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit.
Hyseni dyshohet se me informacione sekrete ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.
Kryeministri Edi Rama reagoi nga SHBA, ku ndodhet në OKB, se Hyseni do të largohej nga detyra, ndërsa presidenti Bajram Begaj miratoi dekretin për shkarkimin e menjëhershëm të saj nga drejtimi i institucionit.
Hyseni drejtoi SHISH qe nga prilli i vitit 2023, pasi shërbeu si zëvendësdrejtoreshë e AKI-së dhe më vonë si këshilltare e Ramës për sigurinë kombëtare.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128