"Do përfundojmë keq shpirt"/ Foto, video dhe biseda me Agasin, SPAK e ka marrë në pyetje Vlora Hysenin 5 ditë para arrestit!
Vlora Hyseni ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ergys Agasin edhe gjatë kohës që ai ka qenë person në kërkim.
Sipas burimeve ajo është marrë në pyetje nga SPAK, jo për herë të parë, në cilësinë e personit që ka dijeni dhe e ka pranuar që ka pasur komunikim me Ergys Agasin, në cilësinë e bashkëpunëtorit, por ka mohuar takimet fizike me atë. Hera e fundit që është marrë në pyetje nga hetuesit të BKH, ka qenë 5 ditë para masës së arrestit në shtëpi. Sipas pretendimit të Hysenit, SHISH gjithmonë punon me bashkëpunëtorë.
Telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit ka me qindra thirrje mes drejtueses së SHISH dhe Ergys Agasit, madje edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit, por më shumë se këto. Mes të tjerave janë zbardhur biseda gjatë kohës së Ergys Agasit në arrati, ku mes të tjerave flasin se si do ta kalojnë hallin e tij, por edhe të të gjithëve bashkë.
"Do përfundojmë keq shpirt"- i thotë ish-shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni.
Ajo ka pranuar që ka pasur vetëm komunikime telefonike dhe jo takime fizike, por prokuroria dyshon për të kundërtën.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128