Vdekja e 36-vjeçarit që u hodh nga pallati në Allias, arrestohet babai i ish bashkëjetueses së tij

Gerald Sefa, 36 vjeç, i dha fund jetës një ditë më parë duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në zonën e Alliasit, në Tiranë. Për ngjarjen, policia ka arrestuar Sajmir Demirin, babain e ish-bashkëjetueses së tij, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.
Dy ditë para ngjarjes, Demiri dyshohet se ka debatuar me 36-vjeçarin, duke i kërkuar llogari për ndarjen nga vajza e tij.
Sipas hetimeve, debatet dhe presioni i vazhdueshëm ndaj Sefës dyshohet se e kanë shtyrë të riun drejt aktit ekstrem.
Fillimisht, policia hetoi edhe pistën e vrasjes, pasi në banesën ku ndodhi ngjarja u gjet një thikë me njolla gjaku.
Por, sipas burimeve, ekspertiza ka zbuluar se në thikë kishte gjurmë gishtash të Gerald Sefës. Dyshohet se 36-vjeçari fillimisht ka tentuar të presë damarët dhe më pas është hedhur nga lartësia.
Banesa ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të një familjari të Sefës, i cili ia kishte lënë të riut për të jetuar.
Nga kamerat e sigurisë është zbuluar se 36 vjeçari ka hyrë i vetëm në pallat.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128