Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, ikën shefi i komisariatit. Ndryshime për Policinë e Shtetit në disa qarqe

23 September 2026, 13:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lëvizje në Policinë e Shtetit.

Këto ndryshime kanë prekur Sarandën, Beratin, Dibrën dhe Tropojën.

NDRYSHIMET

Drejtues Dritan Lena, deri tani Shef Sektori i Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

 

Komisar Andi Kano, Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë. Shefi komisariatit Sarandë shkon shef komisariati në Dibër, në Sarandë shkon Saimir Shkambaj.

 

Po ndodh...

ide