Daku dhe Seferi thumb Sylvinho-s: Me Maran ndjehemi më të vlerësuar

23 September 2026, 14:10 / SPORT ALFA PRESS
Daku dhe Seferi thumb Sylvinho-s: Me Maran ndjehemi më të

Prej tre ditësh kombëtarja shqiptare po përgatitet në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në Tiranë për sezonin e ri të Ligës së Kombeve, që të shtunën i vendos përballë Bjellorurisë. Si rrallherë kuqezinjtë konsiderohen favoritë në grup dhe objektiv është vendosur vendi i parë dhe rikthimi nga Liga C në Ligën B.

 
“Objektivi ynë është vendi i parë, duhet të jemi në fokusim çdo ndeshje. Të mos nënvlerësojmë asnjë kundërshtar sepse sot çdo kundërshtar është shumë i fortë. Kur të futesh në fushë je 11 kundër 11. Duhet vlerësuar në maksimum, por jo mbivlerësuar. Ne kemi shumë besim sepse kemi grupin shumë të mirë dhe kemi shumë besim që do të dalim me sukses,”-u shpreh Taulant Seferi, sulmues i Kombëtares.

“Përshtypje na ka lënë sepse të gjithë çunat që jemi të grumbulluar, jemi si të themi… jemi… më herët nuk e kemi ndjerë këtë rëndësi secili lojtar. Tani po e ndjen që secili lojtar e ka rëndësinë e vet këtu në ekipin kombëtar. Kjo më ka bërë të ndihem më mirë se më herët që kemi qenë. Këtë mund të them,”-u shpreh Mirlind Daku, futbollist i Kombëtares. 

 
“Përpara kemi qenë më shumë në anën difensive, e kemi pritur kundërshtarin më shumë. Shpresoj që këto që punojmë me trajnerin Maran, të dalin edhe në lojë. Po na pëlqen të gjithë futbollistëve ky sistem dhe shpresoj t’ja dalim me sukses,”-tha Seferi. 


Pas Feta Fatait i cili mori vendin e Qazim Laçit, Klevi Qefalijas i cili u thirr në vend të Adrion Pajazitit, në Kombëtare është futuar edhe mbrojtësi i Dinamos Ysni Ismaili, i cili ka marrë vendin e Ivan Balliut që mungon gjithashtu për shkak dëmtimi. Tre ditë pas ndeshjes me Bjellorusinë kombëtarja luan në transfertë kundër San Marinos dhe po në tranfertë me Finlandën, ndërsa sfida e fundit në këtë fushatë të Ligës së Kombeve është kundër San Marinos në ‘Air Albania’.

 

Po ndodh...

ide