Helikopteri rus hyn për 42 sekonda në hapësirën ajrore të Polonisë

23 September 2026, 14:56 / BOTA ALFA PRESS
Helikopteri rus hyn për 42 sekonda në hapësirën ajrore

Një helikopter ushtarak rus i tipit Mi-8 ka hyrë për pak çaste në hapësirën ajrore të Polonisë, duke kaluar nga enklava ruse e Kaliningradit, njoftoi të mërkurën Komanda Operative e ushtrisë polake.

Sipas autoriteteve polake, helikopteri qëndroi 42 sekonda brenda hapësirës ajrore të vendit dhe depërtoi deri në rreth 300 metra në territorin ajror polak.

Pas incidentit, Polonia aktivizoi aeroplanët luftarakë, ndërsa forcat dhe mjetet e mbrojtjes ajrore në tokë u vendosën në gatishmëri, transmeton Telegrafi.

Komanda Operative e Ushtrisë Polake deklaroi se natyra e incidentit tregon, sipas vlerësimit të saj, se Rusia po teston sërish gatishmërinë e mbrojtjes ajrore polake.

Polonia, e cila është anëtare e NATO-s, ka rritur nivelin e gatishmërisë ndaj incidenteve të mundshme në hapësirën e saj ajrore që lidhen me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Incidenti vjen në një periudhë kur vendet e krahut lindor të NATO-s po monitorojnë nga afër lëvizjet ajrore pranë kufijve të tyre.

Po ndodh...

ide