Gratë e krimit të Edi Ramës!

23 September 2026, 13:22 / POLITIKË NGA ANDI KURTI
Gratë e krimit të Edi Ramës!

Nga Andi Kurti

Edi Rama prej kohësh është hequr, në imazh së paku, si promotor i grave në qeverisje dhe poste të rëndësishme. Madje një kohë ai e bëri qeverinë më shumicë dërrmuese gra, si për të treguar se është mbështetësi i fortë i tyre. 

E nën këtë mendësi, ai emëroi në poste të larta drejtuese 3 gra: Belinda Ballukun, Vlora Hysenin dhe Mirlinda Karçanajn. Emërimin e tyre e pompoi si diçka të jashtëzakonshme duke blatuar vlerat e tyre dhe arritjet në fushën profesionale, madje duke i lavdëruar si udhëheqëse që po bëjnë revolucion në fushën e tyre. 

Sot, këto gra janë në hetim nga SPAK-ut dhe me masa sigurie, të akuzuara për krime të rënda qysh nga vjedhja e tenderave, deri tek nxjerra e sekreteve shtetërore. 

Belinda Balluku akuzohet si hajdute e mbi 500 mln eurove nga taksat e shqiptarëve, duke i kthyer tenderat si qoka private dhe duke kapur shtetit si zv/kryeministre. Vlora Hyseni dhe Mirlinda Karçanaj, dy gra me poste shumë të rëndësishme sa i përket informacionit dhe sigurisë në vend, ia kalonin tenderat dhe informacionet Ergys Agasit, eminencës gri të Edi Ramës, në lidhje me botën e krimit. 

Sot, kjo fasadë e grave të suksesshme që drejtojnë poste të larta të shtetit ka rënë, jo vetëm si imazh, por ajo tashmë është shndërruar në një akuzë të rëndë për kapjen totale të shtetit. Për rrjedhojë, këto gra janë figura më përfaqësuese e shtetit të Edi Ramës, lindën si fasadë, e po përfundojnë në burg. 

Ky është pushteti i Edi Ramës, atij që ka vendosur me duart e veta të gjithë këta njerëz, e sapo u afrohen prangat dhe burgu, ai gjithmonë përdor frazën e famshëm se “përgjegjësia është personale” dhe se ky është “babai” i reformës në drejtësi. Por deri kur do jetë përgjegjësia personale, kur pas çdo afere, korrupsioni dhe krimi, gjendet i njëjti person: Kryearkitekti Edi Rama?!

Po ndodh...

ide