Vlora Hyseni nuk është rasti i parë!/ Edhe Fatos Klosi 23 vite më parë, koha kur Altin Dumani përfaqësonte akuzën në gjyq ndaj ish-kreut të SHISH që kallëzoi Fatos Nano

Vlora Hyseni, tashmë ish-drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit, akuzohet nga SPAK se ka nxjerrë sekrete shtetërore nga institucioni që drejton dhe ato i ka dërguar biznesmenit kontravers Ergys Agasi, edhe ky i fundit i arrestuar nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimet janë kryer nga dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, të cilët dje kanë finalizuar me sukses fazën e parë të operacionit, duke ushtruar kontrolle në banesa e duke siguruar mjaft materiale që rëndojnë pozitat penale të të akuzuarve.
Por edhe përse masa e sigurisë për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit duke një befasi e madhe, nuk është hera e parë që prokurori Altin Dumani përballet në sallën e gjyqit me drejtues të këtij institucioni.
23 vite më parë, sh-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi u ul në bankën e të akuzuarve pasi kryeministri Fatos Nano dorëzoi kallëzimin penal kundër tij dhe akuza përfaqësohej nga prokurori i Tiranës, Altin Dumani.
Siç shihet dhe nga kjo kronikë e televizionit Klan në vitin 2003, në çelje të procesit, prokurori lexoi akuzën ndaj ish-shefit të shërbimeve sekrete, sipas të cilës ai kishte abuzuar me detyrën, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 60 milion lekësh të reja, nga 15 tendera të zhvilluara me prokurim të drejtpërdrejt.
"Akuza ka kërkuar disa dëshmitarë që pritet të japin deklarime në seancën e ardhshme, ndërsa kërkohet të administrohen si prova një sërë dokumentesh të tenderave të zhvilluar, kallëzimin e kryeministrit Nano etj.
Zoti Klosi nuk ka deklaruar asgjë gjatë seancës së parë, por avokati i tij Mark Pëllumbi, deklaroi se me prova dhe dëshmitarët e thirrur, ish-punonjës të SHISH, do të vërtetojnë se akuza është e pabazë", thuhet ndër të tjera në këtë kronikë të 23 viteve më parë.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128