Rrëfimi i Habib Mëziut, vëllait të Salihut, eshtrat e të cilit u identifikuan pas 27 vitesh: Është një plagë e hapur
Pas më shumë se 27 vitesh pritje, familja Mëziu nga Marina e Skenderajt ka marr lajmin për identifikimin e eshtrave të Salih Mëziut, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Lajmi për familjen është i dhimbshëm, por njëkohësisht shënon edhe fundin e një pritjeje të gjatë për të mësuar fatin e Salihut.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, vëllai i tij, Habib Mëziu, ka rrëfyer emocionet e përziera të familjes pas identifikimit, por edhe dhimbjen që, pas 27 vitesh, ende presin lajmin për nëntë familjarë të tjerë të zhdukur.
“Ndjenjat janë të përziera. Ne kemi pritur 27 vjet dhe tani emocionet na kthejnë prapa në ato vite. Jemi relativisht të lehtësuar që më në fund Salih Mëziu u gjet, por e kemi edhe brengën tjetër, sepse presim identifikimin e nëntë familjarëve të tjerë”, ka thënë Mëziu për Radio Dukagjinin.
Dhimbja, sipas tij, është veçanërisht e madhe për pesë fëmijët që Salihu la pas. Njëri prej tyre ka lindur pas zhdukjes së të atit dhe nuk e ka njohur kurrë, ndërsa fëmijët e tjerë ishin ende të mitur kur Salihu u zhduk.
“Njëri prej fëmijëve ka lindur pas zhdukjes së Salihut dhe nuk e njeh babanë e vet fare. Djali i madh ka qenë shumë i lidhur me të dhe mund ta merrni me mend se çfarë ndien një fëmijë kur ndahet dhunshëm nga babai në një moshë kur i duhet më së shumti”, është shprehur ai.
Habib Mëziu thotë se identifikimi i Salihut i ka kthyer të gjithë familjarët pas në kohë, duke e përshkruar këtë dhimbje si një plagë që kërkon kohë për t’u shëruar.
Ai ka bërë thirrje për durim dhe maturi, duke thënë se familjet e personave të zhdukur vazhdojnë të jetojnë me ankthin e pritjes.
“Lufta nuk mëshiron askënd. Ajo sjell plagë dhe ato plagë mbeten të hapura për familjet që presin në ankth për më të dashurit e tyre. Ne do të vazhdojmë t’u tregojmë gjeneratave të reja për luftën, për rëndësinë e lirisë dhe për krimet e Serbisë, që ato të mos harrohen”, ka deklaruar Mëziu.
Familja Mëziu vazhdon të presë lajmin edhe për nëntë familjarë të tjerë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. /RadioDukagjini/
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128