Një prej kokave të trafikut ndërkombëtar në pranga, arrestohet në Rusi “Salvatore” i dosjes së 50 tonëve kokainë
Salvatore alias Shpëtim Aliu, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe i konsideruar nga SPAK si një prej figurave kyçe të një rrjeti të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të kokainës, është arrestuar në Rusi.
Salvadore alias Shpëtim Aliu është personi i cili qëndronte në krye të grupit të goditur nga SPAK për trafikun e 50 tonë kokaine. Aliu ishte personi që ka luajtur një rol universal në gjithë skemën e trafikimit të lëndës narkotike, duke shërbyer si hallka furnitore. Ai ishte figura qendrore që furnizonte me kokainë grupet e Shpëtim Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit.
Salvatore alias Shpëtim Aliu, nga Elbasani, është një nga personazhet kryesorë të hetimit të SPAK për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Sipas hetimeve të SPAK, Aliu dyshohet se kishte rol drejtues në organizimin, financimin dhe furnizimin me kokainë të grupeve kriminale shqiptare, me linja trafiku nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së dhe Shqipërisë. Ai njihej edhe me nofkat “Daja”, “Qero/Qerosi” dhe “Viktor”, ndërsa dyshohet se paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal pastroheshin përmes bizneseve dhe investimeve në Shqipëri. Në qershor 2026, ndaj tij u caktua masa “arrest me burg” dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128