“Është sport për burra”/ Bujë në MLS, shkarkohet vëllai i Higuain për përdorimin e frazës seksiste ndaj arbitres

23 September 2026, 16:04 / SPORT ALFA PRESS
“Është sport për burra”/ Bujë në MLS,

Federico Higuain nuk do të jetë më pjesë e stafit të Columbus Creë II. Klubi amerikan ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me teknikun, pas një incidenti të regjistruar gjatë një ndeshjeje të MLS NEXT Pro.

Sipas klubit, vendimi erdhi si pasojë e një sjelljeje të papërshtatshme dhe seksiste ndaj një gjyqtareje gjatë takimit. Sipas asaj që shkruhet, Higuain shtrëngoi duart me një arbitre duke refuzuar t’ia lëshonte për t’i thënë: ‘Mos harro, ky është sport për burra’.

‘Morëm vendimin për të shkarkuar Federico Higuain nga detyra e tij në interes të klubit, futbollistëve dhe stafit teknik-deklaroi Issa Tall, Drejtori i Përgjithshëm i Creë-pas bisedimeve që u kryen gjatë kësaj jave dhe një vlerësimi të mëtejshëm të muajit të fundit, rezultoi se nuk janë respektuar standardet e klubit për atë që pritet nga një udhëheqës që drejton një nga skuadrat tona’. Kujtojmë që Federico Higuain është  vëllai i ish-sulmuesit të njohur, Gonzalo Higuain.

 

 

Po ndodh...

ide