Sërish zjarr në Vlorë, vatra e tretë për sot, rrezikohet spitali i qytetit dhe banesat

23 September 2026, 16:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Situata me zjarrin në qytetin e Vlorës është përkeqësuar pasi raportohet për një tjetër vatër zjarri aktive ditën e sotme. Burime për mediat bëjnë me dije se një zjarr i përmasave të mëdha ka prekur pasditen e sotme lagjen “Partizani” mbi Spitalin e Vlorës, ndërsa thuhet se flakët të favorizuar nga era po përhapen me shpejtësi në zonë duke rrezikuar banesat.

Po ashtu bëhet me dije se janë nisur drejt zonës tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe normalizimin e situatës. 

Gjatë ditës së sotme tre vatra zjarri janë raportuar aktive në qytetin e Vlorës. Siç kemi raportuar dhe në mëngjesin e sotëm, një zjarr i madh përfshiu kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë, nga ku u bë me dije se flakët kanë nisur rreth orës 09:00 dhe për shkak të favorizimit nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në terren.

Një tjetër vatër zjarri u shfaq mesditën e sotme po në qytetin e Vlorës, konkretisht në në malin e Shashicës. Burime për mediat bëjnë me dije se zjarri i sotëm përfshiu sipërfaqe të konsiderueshme me kullota dhe bimësi, ndërsa dyshimet e para janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Po ndodh...

ide