Liga e Kombeve, Shqipëria nis misionin për ngjitjen në Ligën B, ja çfarë parashikojnë simulimet për kuqezinjtë
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet e saj për pjesëmarjen në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Një pjesëmarrje ku objektivi do të jetë fitorja e grupit dhe kthimi në Ligën B, sipas asaj që kanë pranuar vetë drejtuesit më të lartë të FSHF dhe trajneri Rolando Maran.
Sipas simulimeve kompjuterike të “Football Meets Data”, Shqipëria është ekipi më i favorizuar i grupit për ta arritur një gjë të tillë, para Finlandës, Bjellorusisë apo San Marinos me të cilët do të garojë në muajt e ardhshëm.
Projeksionet shohin Shqipërinë të marrë mbi 12 pikë, ndërsa ka 47,9% mundësi që të marrë vendin e parë në grupin e saj. Vendi i dytë ka 31,7% mundësi që të arrihet, ndërsa vendi i tretë ka 20,4% mundësi. Duket e pamundur, por gjithsesi ruhet 0,1% mundësi që Shqipëria ta mbyllë në vendin e katërt.
Ngjitja në Ligën B në total ka 61,3% mundësi, ndërsa prania në play-off përllogaritet në 31,7%. Kujtojmë se vendi i parë në grup siguron ngjitje direkte në Ligën B në edicionin e ardhshëm, ndërsa vendi i dytë, do të shkojë në play-off me një nga skuadrat që janë renditur të katërtat në Ligën B.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128