“Policët janë me ne”/ U lirua pas 4 ditësh në qeli, Albion Nikolli: Ma përsëritën disa herë, ndjehen të shtypur nga sistemi!

Albion Nikolli, një nga protestuesit e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Kuvendit, është liruar këtë të shtunë pas disa ditësh qëndrimi në komisariat.
Pas lirimit, Nikolli deklaroi gjatë protestës se gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në polici i është përsëritur disa herë se efektivët “janë me protestuesit” dhe se, sipas tij, edhe policët përballen me vështirësi në punë.
“Dua të them se protestuesit, ata djem, nuk janë huliganë. Nuk janë kundër ligjit e rendit kushtetues; janë kundër autokracisë. Janë për demokracinë, për shtetin ligjor, për ta kthyer Shqipërinë në shinat demokratike.
Ata duan që Shqipëria të mos jetë e kapur nga mafia, të mos u shitet oligarkëve vendas. Nuk janë heronj. Ju jeni heronj që keni ardhur çdo ditë në protestë. Faleminderit që erdhët të na mbështesni. Na keni dhënë një energji të jashtëzakonshme. Heronj janë ata që protestojnë, ata që qëndrojnë për të drejtat në përditshmëri.Policët na e kanë thënë gjithë kohës, edhe kur na arrestuan edhe në komisariat, që janë me ne. Edhe ata janë të shtypur nga sistemi. Nuk u paguhen orët shtesë dhe u vidhen tenderat e uniformave”, u shpreh ai.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128