“Ju erdhi fundi!”/ Sot protesta e 36-të radhazi, protestuesit nisin grumbullimin
Rezistenca popullore kundër krastës politike nuk njeh të ndalur. Ditën e sotme, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 36-të masive, ku qytetarët do të derdhen sërish në shesh me kërkesën e panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ku ka nisur dhe grumbullimi.
Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare.
Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një: rrëzimi i Edi Ramës. Organizatorët kanë bërë të qartë se sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet pas deri në përmbushjen e plotë të këtij qëllimi. Përmes mesazhit të prerë dhe të qartë “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë përballje radhazi për të treguar se legjitimitetit të kësaj qeverie i ka ardhur fundi.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128