Në Listën e Hapur/ Kryemadhi uron ish bashkëshkortin në 56-vjetorin e lindjes: Të gjithë të votojmë ta nxjerrim deputet!

24 Mars 2025, 10:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Në Listën e Hapur/ Kryemadhi uron ish bashkëshkortin në

Monika Kryemadhi ka uruar në rrjetet sociale presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta në 56-vjetorin e lindjes. Ajo shton i uron edhe 100 Metës dhe se shpreson që dhuratën më të bukur ta marrë më 11 maj. Ajo bën thirrje që ish bashkëshorti të votohet sa më shumë, për tu futur në parlament. Kujtojmë që Meta, pasi futi në listën e mbyllur Tedi Blushin dhe Erisa Xhixhon, vetë do të karojë për deputetin e 13-të me emra të njohur të PD si Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti, etj.

"I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56 vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim.  Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në rradhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe  vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal .

Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë.

Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj!", shkruan Kryemadhi.

Po ndodh...