
12 vite harresë për bujqësinë dhe blegtorinë – Koha për t’u zgjuar!

Egert Haxhiu, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, ka denoncuar mungesën e vëmendjes së qeverisë ndaj bujqësisë dhe blegtorisë në zonat rurale me potencial të lartë, si Baldushk, Krrabë, Petrelë, Bërzhitë dhe Farkë.
“Bujqësia dhe blegtoria shqiptare janë lënë në mëshirë të fatit nga qeverisja 12-vjeçare e Edi Ramës. Fermerët dhe blegtorët janë braktisur, pa subvencione, pa infrastrukturë, pa rrugë tregu dhe me kosto që e bëjnë të pamundur jetesën,” shprehet Haxhiu. Ai thekson se “zona jonë ka një natyrë jashtëzakonisht të përshtatshme për blegtorinë, dhe ne duhet të kontribuojmë sa më shumë për zhvillimin e saj.”
Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik e ka të qartë prioritetin: “Ne angazhohemi për 100 milion euro subvencione që në vitin e parë, lehtësi kredie, akses në tregje, infrastrukturë vaditëse dhe mbështetje për agroturizmin dhe fermat e kafshëve.”
“Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa mbështetur ata që e mbajnë gjallë ekonominë reale me punën e tyre të ndershme,” përfundon Haxhiu, duke sjellë një alternativë të besueshme dhe të nevojshme për fshatin shqiptar.
#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik KEA
Postimi i plotë

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128